Lajme

300 hyrje të ndertesave shumëbanesore në administrim të Ndërmarrjes Publike Banesore

I nisur pothuajse 4 vite më parë, projekti për mirëmbajtje dhe renovim të hyrjeve të ndërtesave shumëbanesore në kuadër të Departamentit për Mirëmbajtje dhe Investim, sot përfundoi renovimin e hyrjes së 300-të.

Për të shënuar këtë arritje, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxhaj, dhe përfaqësuesë të banorëve sot mbajtën konferencë për medie.

Kryetari Shpend Ahmeti u shpreh i kënaqur me punën cilësore e cila po vazhdon në secilën hyje të Prishtinës. Ai vlerësoi që NPB është e pakonkurrencë në punën e saj e cila me zero profit është duke rinovuar hyrjet me kohë të shpejt dhe cilësi të lartë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha tha që është punuar në 300 hyrje të ndërtesave shumëbanesore në gjithë Prishtinën, dhe rreth 6 mijë njësi banesore kanë përfituar nga ky projekt ndërsa 500 tjera janë në pritje. Falenderoj veçanërisht Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin, banorët që kanë dorëzuar kërkesat e tyre tek ne dhe stafin e NPB-së për punën e palodhshme e cila ka bërë këtë projekt të mbërri suksesin që ka.

Abdylqerim Mpripa, përfaqësues i banorëve të hyrjes, është shumë i kënaqur me shërbimet e NPB-së dhe renovimin e hyrjes.
NPB me 500 kërkesa ka arritur objektivin e parë të synuar që nga fillimi i projektit që të arrijmë numrin e kërkesave prej 500 hyrjeve të cilat që të gjitha me radhë do të rinovohen dhe mirëmbahen nga NPB.

Kjo pasqyron anagazhimin dhe punën e palodhshme të NPB përgjatë këtyre viteve, e cila synon që krahas shërbimeve cilësore të krijoj një imazh të qëndrueshëm dhe të rikthej besimin e qytetareve në ndërmarrjet publike.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.