Lajme

Departamenti i Projektimit nga Ndërmarrja Publike Banesore është shpërblyer me çmim nderi nga Konkursi ndërkombëtar TerraViva

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Departamenti i Projektimit nga Ndërmarrja Publike Banesore është shpërblyer me çmim nderi nga Konkursi ndërkombëtar TerraViva – TACTICAL URBANISM NOW!
Në mesin e shumë projekteve nga byro projektuese, arkitektë, urbanistë dhe dizajnerë të ndryshëm nga e gjithë bota, projekti jonë FOUN’TA’SY u zgjedh në mesin e 10 projekteve me të mira.

Qëllimi i këtij konkursi ka qenë që përmes metodave taktikale / lehtë të zbatueshme, të bëhen propozime të ndryshme inovative për përmirësimin e kualitetit të hapësirave publike.

Në këtë projekt, Lagjja Ulpiana është përzgjedhur si prototip për intervenim, marrë parasysh potencialet e saj për zhvillim, duke krijuar kështu një hapësirë multifunksionale, kualitative dhe të shfrytëzueshme për të gjithë qytetarët.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.