Lajme

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Në kohën e COVID-19, dhurimi i gjakut është më i rëndësishëm se kurrë.

Me këtë në mendje, punëtorët e NPB-së sot dhuruan gjak brenda një kohe më të shkurtër se 6 muaj nga dhurimi i fundit.

Transfuzionet e gjakut dhe produkteve të gjakut shpëtojnë miliona jetë çdo vit. Ne kemi nevojë për gjak dhe plazma të gjakut çdo ditë për të mbështetur pacientët me kancer, nënat dhe foshnjat, njerëzit me mangësi të imunitetit ose sëmundje të gjakut dhe njerëzit që kanë nevojë për operacion.

NPB u është shumë falënderues stafit të saj për kontributin ndër vite për dhurimin e gjakut.

“Jepni gjak dhe bëjeni botën një vend më të shëndetshëm”.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.