Lajme

FILLON DEZINFEKTIMI I HYRJEVE KOLEKTIVE NË PRISHTINË

Komuna e Prishtinës së bashku me NPB sot kanë filluar procesin e dezinfektimit e të gjitha hyrjeve kolektive të cilat nuk kanë administrim në Prishtinë, me ç’rast planifikojmë dezinfektimin e 70 hyrjeve për çdo ditë!

Gjithashtu, në çdo hyrje të dezinfektuar është vendour dezinfektuesi për duar si dhe udhëzuesi me këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi COVID – 19.

Ftojmë banorët që gjatë ditëve në vijim të jenë bashkëpunues me ekipet tona në terren duke ofruar kyqje në energji elektrike për pajisjet për dezinfektim si dhe të shmangin lëvizjet për 30 minuta gjatë dezinfektimit të hyrjes.

Të krijojmë një ambient më të sigurt për veten dhe të tjerët duke shtuar kujdesin dhe duke respektuar me përpikshmëri këshillat për marrjen e masave parandaluese ndaj virusit.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.