nbp logo March 25, 2019

Stafi i Ndërmarrjes Publike Banesore, ishte pjesë e trajnimit për Menaxhimin zyrtar dhe arkivor. Trajnimi i cili u mbajt në Durrës të Shqipërisë zgjati tri ditë, gjegjësisht nga 29-30 tetor. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi me rregulloren për menaxhimin zyrtar e arkivor, ku hyn edhe lista me afat të ruajtjes si dhe trajnimi i stafit për menaxhimin e dokumenteve zyrtare dhe arkivore.

nbp logo March 25, 2019

Projekti për ndërtim të lokaleve afariste që janë pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore, tanimë ka përfunduar dhe se lokalët e ndërtuara tash janë të gatshme për shfrytëzim. Kjo pjesë e qytetit tani ka marrë pamjen e një bulevardi. Kjo qendër e re, që gjendet në pjesën më të frekuentuar të qytetit, përveç që do t’u shërbejë qytetarëve si një qendër me e afërt tregtare ajo do të shërbejë edhe si vend pushimi dhe, kjo falë hapësirës që i ka dhënë ky projekt pjesëve të gjelbëruara dhe ulëseve për pushim.

nbp logo March 25, 2019

Sot më 19 Shtator 2016 Gjykata Themelore në Prishtinë me asistencë të policisë së Kosovës ka ekzekutuar vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës për lrimin e 6 njësive të banimit nga 130 sosh të uzurpuara në lagjen Dradania në Prishtinë. Më konkretisht, është bërë lirimi i banesave me adresë Lagjja Dardania, SU 9/4 , Lamela 1 ,H-2, banesat nr. 1a, 2a, 1, 2, 3 dhe 4. Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë e ka ndjekur procedurën gjyqësore për lirimin e banesave të uzurpuara që gjenden në lagjen Dardania me adresë SU-9/4 Lamella që nga viti 2002.

nbp logo March 25, 2019

Sot, me datën 18.07.2016, rreth orës 10:40, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë, me asistencën e Policisë së Kosovës, ka mbyllur lokalin 10/6 në rrugën “2 Korriku” dhe lokalin 4/4 në rrugën “Ilir Konushevci.” Ky veprim i sotëm ka ardhur pasi që Ndërmarrja Publike Banesore i është drejtuar shfrytëzuesve të këtyre lokaleve disa herë me një numër shkresash dhe njoftimesh në lidhje me shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira. Përkundër këtyre shkresave, shfrytëzuesit në fjalë, të cilët nuk kanë pasur kontrata me Ndërmarrjen Publike Banesore për shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira, as nuk i janë përgjigjur shkresave të ndërmarrjes ndonjëherë dhe as nuk kanë paguar për shfrytëzimin e tyre.

nbp logo March 25, 2019

Ndërmarrja Publike Banesore duke vlerësuar të drejtën e qytetarëve për të pasur qasje të lehtë në zhvillimet e institucioneve publike, sot do të shpalosë ueb-faqen zyrtare. NPB-ja përmes kësaj uebfaqe do të publikojë të gjitha informacionet të cilat janë në interes të publikut si shpalljet publike, konkurset e punës, shpalljet për qiradhënie, vendimet e bordit të drejtorëve, raportet vjetore dhe informacione të tjera që njoftojnë lidhur me aktivitetin e ndërmarrjes. Qytetarët tani do të kenë mundësi që të dërgojnë pyetje, kërkesa, aplikacione online dhe zyrtarët e ndërmarrjes do të kujdesen për t’iu përgjigjur me kohë.

nbp logo March 25, 2019

Ju njoftojmë se Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë i është rikthyer traditës duke ofruar shërbimet e mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta të ndërtesave kolektive si dhe objekteve afariste. Në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më profesionale dhe që të jemi sa më afër qytetarëve të Prishtinës, ne ofrojmë mirëmbajtjen e këtyre hapësirave të ndara në kategori, ashtu duke ju mundësuar që ju si banorë të këtyre ndërtesave të krijoni pakon tuaj të mirëmbajtjes sipas nevojës. Për të gjitha informatat, ju lutemi që të na kontaktoni në: Tel.: 038 540 014 dhe 045 134 178 e-mail: mirembajtja@npbanesore.com www.npbanesore.com Adresa: Rr.”Bill Klinton”, nr.32, 10000 Prishtinë

nbp logo March 25, 2019

Sot me datën 6.05.2016, rreth orës 14:00, katër persona: Driton Rukiqi, Arsim Gollaku, Lumnije Rama, dhe Naim Neziri, janë lajmëruar në Ndërmarrjen Publike Banesore duke u paraqitur si “anëtarë të përkohshëm të Bordit të Drejtorëve”, të emëruar nga dy anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr, 03/L-087. Të lartpërmendurit e kanë thirrur edhe shërbimin policor duke aluduar se ekziston një problem në Ndërmarrjen Publike Banesore. Zyrtarë të shërbimit policor kanë ardhur në Ndërmarrje dhe kanë biseduar me Sekretarin e Bordit të Drejtorëve, z.Nijazi Isakun, dhe përmes telefonit e kanë kontaktuar edhe Kryeshefin Ekzekutiv, z.Nexhat Kryeziun.

nbp logo March 25, 2019

Sot, me datën 25.04.2016, në Ndërmarrjen Publike Banesore kanë ardhur dy zyrtarë policor që po merren me verifikimin e disa lëndëve të vjetra që nga koha e para luftës. Meqenëse një gjë e tillë u plasua në disa mediume, duke u cilësuar si bastisje, Ndërmarrja Publike Banesore e konsideron të rëndësishëm sqarimin e këtij rasti për qytetarët. Ruajtja e pasurisë publike është çështje vitale e punës së ndërmarrjeve publike. Rrjedhimisht, kjo nuk ishte hera e parë që Ndërmarrja Publike Banesore bashkëpunon me zyrtarë të ndryshëm në funksion të ruajtjes së pronës publike dhe zbardhjes së rasteve për të cilat mund të ketë dyshime.

nbp logo March 25, 2019

Në Ndërmarrjen Publike Banesore, si anëtare e Bordit të Drejtorëve fillova punën në Janar 2015, në një mënyrë kryesisht jo-tipike të angazhimit në ndonjë institucion publik sot në Kosovë: iu përgjigja thirrjes së Komunës së Prishtinës në gazetë nga dëshira për përvojë institucionale, meqë pjesën më të madhe të përvojës sime në Kosovë e kisha me organizata të huaja por edhe me idenë që t'i kontribuoj zhvillimit të qytetit tim të lindjes. U ftova në intervistë dhe nisa të hulumtoja për ndërmarrjen që të shkoja e përgatitur në intervistë, siç bëjnë punëkërkuesit anë e mbanë botës së zhvilluar. Por nuk ishte aq e lehtë. Edhe pse lindur e rritur në kryeqytet, nuk është se kisha dëgjuar për ndonjë aktivitet të NPB-së e as nuk dija se ku ishin me zyre.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.