nbp logo March 25, 2019

Ndërmarrja Publike Banesore duke vlerësuar të drejtën e qytetarëve për të pasur qasje të lehtë në zhvillimet e institucioneve publike, sot do të shpalosë ueb-faqen zyrtare. NPB-ja përmes kësaj uebfaqe do të publikojë të gjitha informacionet të cilat janë në interes të publikut si shpalljet publike, konkurset e punës, shpalljet për qiradhënie, vendimet e bordit të drejtorëve, raportet vjetore dhe informacione të tjera që njoftojnë lidhur me aktivitetin e ndërmarrjes. Qytetarët tani do të kenë mundësi që të dërgojnë pyetje, kërkesa, aplikacione online dhe zyrtarët e ndërmarrjes do të kujdesen për t’iu përgjigjur me kohë.

nbp logo March 25, 2019

Ju njoftojmë se Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë i është rikthyer traditës duke ofruar shërbimet e mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta të ndërtesave kolektive si dhe objekteve afariste. Në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më profesionale dhe që të jemi sa më afër qytetarëve të Prishtinës, ne ofrojmë mirëmbajtjen e këtyre hapësirave të ndara në kategori, ashtu duke ju mundësuar që ju si banorë të këtyre ndërtesave të krijoni pakon tuaj të mirëmbajtjes sipas nevojës. Për të gjitha informatat, ju lutemi që të na kontaktoni në: Tel.: 038 540 014 dhe 045 134 178 e-mail: mirembajtja@npbanesore.com www.npbanesore.com Adresa: Rr.”Bill Klinton”, nr.32, 10000 Prishtinë

nbp logo March 25, 2019

Sot me datën 6.05.2016, rreth orës 14:00, katër persona: Driton Rukiqi, Arsim Gollaku, Lumnije Rama, dhe Naim Neziri, janë lajmëruar në Ndërmarrjen Publike Banesore duke u paraqitur si “anëtarë të përkohshëm të Bordit të Drejtorëve”, të emëruar nga dy anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr, 03/L-087. Të lartpërmendurit e kanë thirrur edhe shërbimin policor duke aluduar se ekziston një problem në Ndërmarrjen Publike Banesore. Zyrtarë të shërbimit policor kanë ardhur në Ndërmarrje dhe kanë biseduar me Sekretarin e Bordit të Drejtorëve, z.Nijazi Isakun, dhe përmes telefonit e kanë kontaktuar edhe Kryeshefin Ekzekutiv, z.Nexhat Kryeziun.

nbp logo March 25, 2019

Sot, me datën 25.04.2016, në Ndërmarrjen Publike Banesore kanë ardhur dy zyrtarë policor që po merren me verifikimin e disa lëndëve të vjetra që nga koha e para luftës. Meqenëse një gjë e tillë u plasua në disa mediume, duke u cilësuar si bastisje, Ndërmarrja Publike Banesore e konsideron të rëndësishëm sqarimin e këtij rasti për qytetarët. Ruajtja e pasurisë publike është çështje vitale e punës së ndërmarrjeve publike. Rrjedhimisht, kjo nuk ishte hera e parë që Ndërmarrja Publike Banesore bashkëpunon me zyrtarë të ndryshëm në funksion të ruajtjes së pronës publike dhe zbardhjes së rasteve për të cilat mund të ketë dyshime.

nbp logo March 25, 2019

Në Ndërmarrjen Publike Banesore, si anëtare e Bordit të Drejtorëve fillova punën në Janar 2015, në një mënyrë kryesisht jo-tipike të angazhimit në ndonjë institucion publik sot në Kosovë: iu përgjigja thirrjes së Komunës së Prishtinës në gazetë nga dëshira për përvojë institucionale, meqë pjesën më të madhe të përvojës sime në Kosovë e kisha me organizata të huaja por edhe me idenë që t'i kontribuoj zhvillimit të qytetit tim të lindjes. U ftova në intervistë dhe nisa të hulumtoja për ndërmarrjen që të shkoja e përgatitur në intervistë, siç bëjnë punëkërkuesit anë e mbanë botës së zhvilluar. Por nuk ishte aq e lehtë. Edhe pse lindur e rritur në kryeqytet, nuk është se kisha dëgjuar për ndonjë aktivitet të NPB-së e as nuk dija se ku ishin me zyre.

nbp logo March 25, 2019

Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë në muajin janar ka marrur vendim që ta bëjë harmonizimin e çmimeve të lokaleve të lëshuara me qira. Ky vendim është miratuar nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes. Duke qenë se një numër i qiramarrësve, kryesisht zejtarë, kanë kërkuar që një gjë e tillë të mos ndodhë, me datën 25 janar 2016 është mbajtur një takim në mes të Kryeshefit Ekzekutiv z. Nexhat Kryeziu, Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, dhe një grupi të qiramarrësve mes të cilëve ishin edhe përfaqësuesit e shoqatës së zejtarëve. Konkluzat e këtij takimi ishin:

nbp logo March 25, 2019

Të enjten, me datën 14 janar, ambasadori William Walker, ish shef i misionit verifikues gjatë luftës në Kosovë, së bashku me familjen dhe ca miq vizituan Ndërmarrjen Publike Banesore Sh.A. Prishtinë. Ky delegacion u prit nga kryeshefi ekzekutiv Nexhat Kryeziu dhe punëtorë të tjerë të ndërmarrjes. Fillimisht, z.Kryeziu i uroi mirëseardhje ambasadorit Walker, duke i shprehur mirënjohje për kontributin që ky i fundit ka dhënë gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë.

nbp logo March 25, 2019

Sot me datën 18 dhjetor 2015 në Ndërmarrjen Publike Banesore u bë prezantimi i performancës së ndërmarrjes për vitin 2015. Hapja e prezantimit u bë nga Kryesuesi i Bordit të Ndërmarrjes, z. Lazër Ndrecaj, i cili bëri krahasimin në mes të politikave menaxhuese nga vitet e kaluara dhe ndryshimet e bëra që nga janari i vitit 2015, kur edhe u emërua ky bord. Sipas z. Ndrecaj, sfidat me të cilat është përballur ndërmarrja, prej mungesës së transparencës e deri tek shkeljet e shumta në procesin e dhënies së pronave me sistemin e bashkuesve të mjeteve personave me ndikim, ishin prelud i ndryshimeve të bëra në politikat menaxhuese nga bordi i ri.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.