Lajme

“Më mirë siguri me dyshime se sa aksidente të sigurta”

Hapësira e përbashkët është një qasje urbanistike që minimizon ndarjen midis mënyrave të përdorimit të rrugës. Kjo bëhet duke hequr karakteristika si semaforë, kalime për këmbësorë dhe trotuaret. ?

Ideatorët e hapësirave të përbashkëta kanë sugjeruar që duke krijuar një ndjenjë më të madhe të paqartësisë se kush ka përparësi, drejtuesit e automjeteve do të ulin shpejtësinë e tyre, duke e ulur kështu mbizotërimin e automjeteve dhe numrin e aksidenteve në rrugë. Kjo rezulton me përmirësim të sigurisë për përdoruesit e tjerë të rrugës.???

Ky lloj i ri i të menduarit nuk është kundër automjeteve, por është një filozofi në të cilën këmbësorëve ju ipet prioritet. Ndërsa automjetet veprojnë duke iu përshtatur lëvizjes së këmbësorëve. ?‍♀️?‍♂️

Hapësirat publike duhet të jenë të projektuara në mënyrë të përgjegjshme, respektivisht të dizajnuara dhe të menaxhuara për t’i shërbyer nevojave të përdoruesve të tyre. ?

Hapësira e përbashkët është vetëm një nga karakteristikat e shumta që e veçon Lagjen Model e cila përmes Banimit të Përballueshëm, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, u siguron qytetarëve të Prishtinës vendbanime më kosto të ulët dhe të përballueshme. ??

“Më mirë siguri me dyshime se sa aksidente të sigurta”- Hans Monderman.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.