Lajme

Ndërmarrja Publike Banesore dhe NP “Termokos” nënshkruan kontratë për intervenime urgjente bazuar në nevojat “Termokos”

Hajdar Hoxhaj, Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore SH. A. dhe Arsim Fetahu, Kryeshef Ekzekutiv i NP ”TERMOKOS” SH.A. nënshkruan sot kontratë për intervenime urgjente për nevojat e “Termokos”.

Nga tani intervenimet urgjente në infrastrukturë rrugore si: sanimi i gropave , punim i pusetave, shtrim i kubëzave e anësoreve si dhe riparimi dhe mirëmbajtja e nënstacioneve, do të bëhet nga NPB.

Këto intervenime të NPB do t’i përcjellin planet dinamike të Termokos-it për dendësim, zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes qendrore.

NPB dhe Termokos mbesin të përkushtuara që të bashkëpunojnë edhe për projekte tjera potenciale në të ardhmen.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.