Lajme

Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A. dhe të Ndërmarrjes Publike Ngrohtorja Termokos Sh.A. thellojnë bashkëpunimin në projekte të ndryshme infrastrukturore.

Zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A. dhe të Ndërmarrjes Publike Ngrohtorja Termokos Sh.A. u takuan dje me qëllim thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme infrastrukturore.

Në takim u diskutua rreth shërbimeve të Departamentit për Intervenime Urgjente në kuadër të NPB, në veçanti rreth intervenimeve për sanimin dhe mirëmbajtjen emergjente të hapësirave publike si gropat në rrugë, trotuare, sinjalistikë rrugore, etj.

Këto shërbime të NPB do t’i përcjellin planet dinamike të Termokos-it për dendësim, zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes qendrore.

NPB dhe Termokos mbesin të përkushtuara që të bashkëpunojnë edhe për projekte tjera potenciale në të ardhmen.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.