Lajme

NPB në përkrahje të Shoqatës Drejtësi për të Gjithë

Ndërmarrja Publike Banesore ka pritur në takim përfaqësuesin e Shoqatës Drejtësi për të Gjithë (DPG), z. Nafi Krasniqi, ku u njoftua me afër me punën, aktivitetet dhe misionin e DPG-së.

DPG është shoqatë e themeluar me iniciativë të Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ka për qëllim t’i përkrahë dhe të mbrojë të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Për t’ua lehtësuar punën e mbledhjes së dokumenteve dhe të hulumtimit të krimeve që janë bërë në Kosovë, Ndërmarrja Publike Banesore në shenjë përkrahje ka vendosur që Shoqatës në fjalë të ju ofroj hapësirën e duhur të punës, duke ju dhënë në shfrytëzim një lokal pa qira.

Ne përgëzojmë DPG për punën që kjo qendër bënë në vazhdimësi në përmirësimin e nevojave dhe të drejtave të grave dhe burrave, viktima të luftës si dhe të gjitha grupeve të cenuara.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.