Lajme

NPB përkrah Shoqatën e të Shurdhëve në Prishtinë

Duke vazhduar përkrahjen që NPB po bën ndaj shoqatave me persona me nevoja të veçanta, Ndërmarrja Publike Banesore ka vendosur që t’i japë në shfrytëzim pa pagesë një lokal Shoqatës së të Shurdhëve në Prishtinë.

Ndër shqetësimet më të mëdha të kësaj shoqate ishte borxhi i akumuluar prej 11 mijë eurove nga pamundësia për të paguar qiranë e lokalit. Duke e parë shqetësimin e kësaj shoqate si dhe shoqatave të tjera të ngjashme, Komisioni Komunal i Aksionarëve morri vendim që të gjitha borxhet e akumuluara nga mospagimi i qirasë nga shoqatat dhe organizatat që përfaqësojnë persona me nevoja të veçanta të falen, si dhe shfrytëzimi i mëtutjeshëm i lokaleve të jetë pa pagesë.

Ndërmarrja Publike Banesore së bashku me Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të tilla për të gjitha organizata dhe shoqata të kësaj natyre.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.