Lajme

Paguaj mirëmbajtjen PA PROVIZION!

Me rritjen e mbështetjes dhe interesimit të qytetarëve të Komunës së Prishtinës për shërbimet tona, Ndërmarrja Publike Banesore gjithashtu po rritë kujdesin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve të saj.

 

Nga sot Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Postën e Kosovës, Money Gram, Vllesa.co dhe Wester Union, ju mundëson pagesë të mirëmbajtjes së hyrjes PA PROVIZION në çdo pikë të tyre dhe në secilën lagje të Komunës së Prishtinës. Pagesa mund të bëhet edhe direkt tek inkasantët tonë të cilët çdo fundmuaj janë në terren dhe afër banesës tuaj.

 

Për çdo ankesë, këshillë apo edhe sugjerim mos hezitoni të na kontaktoni në numrin tonë pa pagesë: 0800 11 672 si dhe në numrin: 038 606 670.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.