Historiku i Ndërmarrjes Publike Banesore

Në vitin 1946 Kuvendi Komunal i Prishtinës formoi Departamentin e Mirëmbajtjes së Ndërtesave, detyrë e së cilit ishte ruajtja dhe mirëmbajtja e pronës publike. Ndonëse ky department kryente punë të natyrës së Ndërmarrjes, kjo e fundit nuk ishte themeluar ende. Zyrtarisht, Ndërmarrja e Banesave në Prishtinë, siç quhej në fillim, është themeluar në vitin 1964 pas formimit të fondit banesor, i cili ishte krijuar nga ndalesa prej 3.35% e pagës bruto e të punësuarve në atë kohë. Në vitin 1976, Ndërmarrja e Banesave u transformua në Bashkësinë Vetëqeverisëse të Interesit për Banim dhe Lokale Afarist (BVI-ja për Banim dhe Lokale Afariste). Me suprimimin e autonomisë së

Kosovës në vitin 1989, dhe rrënimin e sistemit juridik e institucional nga regjimi i Serbisë, Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit për Banim dhe Lokale Afariste u tranformua duke ju ndryshuar emri në Ndërmarrja Publike Banesore.

Pas çlirimit të Kosovës, ndërmarrja është regjistruar në vitin 2000 dhe ri-regjistruar në vitin 2004 në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si Ndërmarrja Publike Banesore.

 

Lagjet e ndërtuara nga NPB.

Lagjja “Lakrishte” në Prishtinë e ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në vitin 1976  me 120 banesa, dhe me 30 lokale afariste, Lagjja “Dardania” në Prishtinë e ndërtuar pjesë – pjesë gjatë periudhës kohore 1978 – 2003, me afro 3600 banesa dhe lokale 280 afariste.

Lagjja “Kodra e Diellit”, në Prishtinë me rreth 2 400 banesa dhe me 180 lokale afariste.

Lagjja “Kodra e Diellit II” , në Prishtinë me rreth 1300 banesa dhe me 80 lokale afariste.

Qendra e qytetit me rreth 380 banesa dhe 180 lokale afariste.

Objekti Afarist “Ish Banka e Lublanës” me rreth 4 400.00 m2  etj.

Projektet  e përfunduara  pas vitit 2000

Lokalet në rr.”Eqrem Çabej” (ish rr. e Sremit), në Prishtinë (85 lokale me 2 500 m²)

Qendra Tregtare në lagjen “Kodra e Diellit” (120 lokale me sip. rreth  6600.00 m2).

Objekti Banesor te Fakulteti Ekonomiko – Juridik (36 banesa me sip. 3600.00 m²).

Objekti Banesor – Afarist “Kroi i Bardhë”, në lagjen “Dardania” në Prishtinë (82 banesa, me sip. neto rreth 4 850.00 m², lokale afariste 85 me sip. neto rreth 3 800.00 m2, garazha 80 me sip. neto 1220.00 m2 dhe depo me sip. rreth 1500.00 m²).

Objekti Banesoro – afarist në rr. “Hajdar Dushi” në Prishtinë ( 32 banesa me sip. 2 700 m², dhe lokale afariste 8, me sip. Neto 400 m²).

NPB-re, veprimarinë e vet e ushtron në bazë të akteve të veta qeverisëse dhe i përmbushë të gjitha obligimet tatimore dhe obligimet tjera financiare.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.