Rreth Nesh

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., është pronë e Komunës së Prishtinës, me kapital publik. Si e tillë kjo ndërmarrje ka për qëllim menaxhimin e drejtë dhe ruajtjen e pasurisë së saj e cila përbëhet prej patundshmërisë ku përfshihen banesa, lokale afariste, depo, garazha dhe truall.

Ndërmarrja Publike Banesore-Sh.A.Prishtinë, është përgjegjëse për realizimin e politikave lidhur me veprimtarinë të cilën e ushtron, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Statutit, Kodit të Etikës dhe të dispozitave tjera pozitive në Kosovë dhe me ato të ndërmarrjes. NBP-ja mbetet e përkushtuar që përmes veprimtarisë së përshkruar më poshtë të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Veprimtaria e ndërmarrjes është:

– Ndërtimi i objekteve banesore-afariste, industriale, shkolla, spitale etj, duke i përfshirë edhe punët zejtare-përfundimtare;
– Mbikqyrja, projektimi, revidimi i projekteve, kontrolli teknik i objekteve-pranimi teknik;
– Administrimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave individuale dhe në bashkëpronësi dhe
– Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e lokaleve afariste të Ndermarrjes Publike Banesore (NPB-re) Sh.A. Prishtinë.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.