Lajme

Qendrat e komunitetit

Rëndësia e qendrave të komunitetit është jetike për indin social. Këto qendra ofrojnë siguri dhe shërbejnë si masë parandaluese kundrejt ndarjeve – ngase çdo ngecje në këtë aspekt sjell drejtpërdrejt ngecje ekonomike dhe urbane. Prandaj duke investuar në promovimin e jetës në komunitet, ne investojmë në krijimin e një lagjeje/qyteti të qëndrueshëm 🏡.

Në Projektin “Banimi me Kosto të Përballueshme – Lagjja Model” do të jenë të shpërndara gjithsej pesë qendra të komunitetit me sipërfaqe totale prej 838m2 dhe terrasat e tyre me 455m2. Këto hapësira do t’i shërbejnë komunitetit të lagjes për nevojat të natyrave të ndryshme, si për shembull: mini kuzhinë 👨‍🍳👩‍🍳, hapësirë për ditëlindje🥳, hapësira për të moshuar🧓👵, hapësira për të rinjë 🤸‍♂️⛹️‍♀️, rekreacion, kënd leximi 📚 si dhe ngjarje tjera sociale me rëndësi për banorët e lagjes (mbledhje dhe përurime).

Në këto hapësira planifikohet të mblidhen banorët e lagjes, por edhe të lagjeve tjera të Prishtinës 🙋‍♂️🙋‍♀️ në mënyrë që së bashku të zgjidhin apo ndajnë problemet, arritjet, gëzimet dhe rastet tjera që e prekin shoqërinë njerëzore – momente këto që kur ndahen me të tjerët, e sjellin më afër komunitetin dhe shoqërinë 🏘.

Qendrat e komunitetit do të jenë prioritet i këtij projekti ngase ato shërbejnë si një lloj garance e qëndrueshmërisë dhe e suksesit lagjes.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Xhevdet Doda pn. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.