Hajdar Hoxhaj
Hajdar Hoxhaj (i lindur më 15 dhjetor 1982 në Gjakovë) ushtron detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Banesore. Për më tepër, ai është ligjërues dhe bashkëpunëtor profesional në institutin KAF ndërsa në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është anëtarë i Komitetit të Auditimit.
Hajdar Hoxhaj ka përfunduar studimet në Menaxhment dhe Informatikë në Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Ekonomik (2001-2004), ndërsa është kandidat në master në po të njëjtin drejtim (Menaxhment dhe Informatikë në Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Ekonomik).
Hajdar Hoxhaj gëzon titullin Auditor i Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – SCAAK (2005-2012).
Karriera profesionale e z. Hoxhaj është e ngritur në fushën e financave dhe të menaxhimit. Ai ishte Auditor i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës tek Zyra Kombëtare e Auditimit ( 2007-2009), Auditor i Lartë Financiar në Ndërmarrjen Publike KEK SH.A ( 2009-2013), ndërsa Auditor i Lartë Financiar në ndërmarrjen private KEDS SH.A (2013-2015).
Z. Hajdar Hoxhaj është i martuar dhe jeton në Prishtinë bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët.