Lajme

Shoqata Down Syndrome Kosova me hapësira të reja pune

Sot, në ditën botërore të Sindromit Down, Ndërmarrja Publike Banesore ofroi hapësira të reja punë për organizatën Down Syndrom Kosova. Këto lokale të reja që gjinden përballë Katedrales, në Qytezën Pejton, i janë dhënë për shfrytëzim pa pagesë kësaj organizate, deri në përfundim të objektit të ri për ta, që do të jetë i gatshëm për shfrytëzim vitin e ardhshëm.

Çdo vit e më shumë, zëri i personave me Sindrom Down, si dhe i gjithë atyre personave që jetojnë dhe punojnë me ta, po bëhet më i fuqishëm në kërkesat e tyre për të drejta të barabarta dhe në ndihemi të lumtur të jemi përkrahës dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Nga sot, kjo shoqatë punën e saj do ta ushtroj në një lokacion më të përshtatshëm që ka edhe përmasa më të mëdha, ku shumë fëmijë e të tjerë persona të kësaj kategoria do t’iu ofrohet ndihmë.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.