Lajme

Takim me komunitetin boshnjak të Kosovës

U.D. Kryeshefit Ekzekutiv Z. Hajdar Hoxhaj ka pritur në takim përfaqësues të komunitetit boshnjak në Kosovë me ç’rast u nënshkrua edhe kontrata për dhënie në shfrytëzim të një lokali pa qira.

Z. Hoxhaj tha se në shenjë përpjekje për të siguruar të drejta për komunitete minoritare, ka vendosur që t’u lejojë në shfrytëzim një lokal pa qira, që do t’u mundësonte qasje më të lehtë të gjithë studentëve dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij komuniteti.

Përfaqësuesit e komunitetin boshnjak, që është komuniteti i dytë më i madh joshumicë në Kosovë, me mbi 27,000 banorë apo 1,6% të popullsisë së përgjithshme të Kosovës, u shprehen shumë falënderues për ofrimin e kësaj hapësire. Hapja e një zyre të tillë në Prishtinë do të shërbejë si pikënisje për shumë aktivitete integruese për këtë komunitet.

NPB do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të përkujdeset për të mirën publike, për jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

30 nëntor 2018

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.