Lajme
Renovimi i Gjimnazit “Sami Frashëri” – Ruajtje e Trashëgimisë Kulturore me Standardet më të Larta
Renovimi i Gjimnazit “Sami Frashëri” – Ruajtje e Trashëgimisë Kulturore me Standardet më të Larta
Në Zyrën e Projektimit dhe Inxhinieringut të NPB, kemi punuar me përkushtim për hartimin e planit ideor dhe zbatues për renovimin e gjimnazit ”Sami Frashëri” Prishtinë, një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore.
Ky projekt ka marrë aprovimin dhe lejet përkatëse nga institucionet përgjegjëse, duke siguruar që çdo ndërhyrje të ruajë vlerat arkitekturore dhe historike të ndërtesës.



Qëllimi ynë është të kombinojmë restaurimin e elementeve autentike me përshtatjen ndaj nevojave bashkëkohore, duke garantuar një transformim që respekton identitetin historik të objektit.
Tani, me një plan të qartë dhe të detajuar, jemi gati për fazën e implementimit, ku do të zbatojmë standardet më të larta të restaurimit dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.





NPB mbetet e përkushtuar për të realizuar këtë projekt me përgjegjësi, transparencë dhe profesionalizëm, duke krijuar një hapësirë të restauruar dhe funksionale për gjeneratat e ardhshme.








