Lajme

3 vite projekt për renovim dhe mirëmbajtje

Sot 3 vjet kemi filluar projektin për renovim dhe mirëmbajtje të hyrjeve në ndërtesat e banimit kolektiv.

Mungesa e përkujdesjes për këto hapësira, për më shumë se 20 vite, tregon më së miri se si e kemi trajtuar hapësirën publike dhe pronën e përbashkët. Kjo nuk është rastësi, por pasojë e politikës ekonomike dhe ideologjisë.

Kjo qasje ka ndryshuar një herë e mirë. Puna e zellshme në renovim, e mirëmbajtje me kujdes ditë më ditë, i’a ka zënë vendin degradimit të përgjithshëm, me ndryshk, pluhur e mbeturina të cilat e kanë pamundësuar pastërtinë, rregullin dhe sigurinë.

Kërkesat nga banorët për këtë projekt për çdo ditë po rriten. Deri më tani 365 hyrje me rreth 7000 pronarë të njësive banesore kanë nënshkruar këto kërkesa. Po ashtu, janë nënshkruar rreth 4000 kontrata me ç ‘rast janë renovuar dhe mirëmbahen në vazhdimësi 200 hyrje. Në të njëjtën kohë po vazhdojmë me renovimin e hyrjeve të tjera, të cilat janë në listën e pritjes, të renditura sipas datës së shtrimit të kërkesës.

Përmes këtij projekti Ndërmarrja parasheh të përmirësoj drejtpërdrejtë mirëqenien e rreth 100 mijë qytetarëve, banorë të këtyre ndërtesave.

Kjo Ndërmarrje ka thyer klishetë e legjendave urbane të llojit “dy banorë nuk i bën dot bashkë”. Lagje më lagje, përmes mbledhjeve e takimeve kemi treguar në vepër se komuniteti funksionon. Bashkëpunimi dhe organizimi janë kusht për suksesin e arritur.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.