SOKOL DURAKU
Zyrtar Kryesor i Auditimit
Sokol Duraku është zgjedhur në pozitën Zyrtar Kryesor i Auditimit të Brendshëm në “Ndërmarrjen Publike Banesore” Sh.A në shkurt të vitit 2022.
Para emërimit në këtë pozitë ishte i angazhuar si ekspert dhe konsulent i jashtëm profesional në disa kompani private në fushën e financave, kontabilitetit dhe auditimit.
Karrierën profesionale e ka filluar qysh në vitin 2000, ku për tri vite ka punuar si Menaxher në Agjensinë Turistike N.T.P “Duraku”, në të njëjtën kohë ka ushtruar edhe profesionin e kontabilistit në disa ndërmarrje private.
Nga viti 2000 e tutje, përmes trajnimeve dhe mundësive tjera profilin profesional e ka pasuruar me njohuri të ndryshme në fushën e kontabilitetit, auditimit, financave publike, menaxhimit, komunikimit, prokurimit, TI-së, dhe sot përvoja e përgjithshme e punës profesionale është mbi 20 vjet në pozita te ndryshme menaxheriale.
Përvoja e punës:
- Nga viti 2003-2005, ka punuar si Auditor i Brendshëm ne Policinë e Kosovës;
- 2006-2008, ka punuar si Auditor në Kompaninë private “Meha & Company”, kompani kjo që ofronte shërbime të auditimit të kontabilitetit dhe konsulencës;
- 2006–2008, ka punuar për Kompaninë “International Village”, si Menaxher i Financave;
- 2009-2010, ka punuar për „Interpress R. Company“–Kosova Sot, si Menaxher i Financave dhe Kontabilitetit;
- 2010-2012 ka punuar të Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Sh.A. si Auditor i Brendshëm;
- 2012-2015 ka punuar të Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Sh.A. si Menaxher i Kontabilitetit dhe Thesarit;
- 2015-2020 ka punuar të Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Sh.A. si Drejtor Financiar.
Edukimi profesional
- I diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 2003 Drejtimi Banka, Financa;
- Ka të përfunduar edhe studimet master në degën – Financa dhe banka – me temen “ Roli i Auditimit të Brendshëm në Ndërmarrjet Publike në Kosovë.
Kualifikime të tjera profesionale
Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF)
- Auditor i Brendshëm i Çertifikuar në Sektorin Privat dhe Publik;
- Kontabilist i Çertifikuar.
Ligjerues/ trajner:
Agjensia Europiane për Rindertim – modulet:
- Anti-pastrimi i parave dhe gjurmimi i pasurisë;
- Kontabiliteti bazë dhe dhe rrjedha në gjurmimin e qarkullimit të parasë.
Institutin Kosovar për Menaxhim, trajner në modulin:
- Funksionalizimi i qeverisjes koorporative tek ndërmarrjet publike rajonale dhe komunale.
Trajnimet profesionale
Ndjekja e trajnimeve profesionale – përmirësimi i menaxhimit financiar dhe kontrollit me anë të kuadrit ligjor për realizimin e punës audituese.
2018-DANUBE WATER PROGRAM- IAWD
Trajnim lidhur me planifikimin, menaxhimin, zbatimin dhe forcimin e kontrollit te brendshëm të proceseve te ndërmarrjeve te ujit ne Ballkan.
2017-SHUKALB – SHUKOS
Trajnim profesional me qëllim të ngritjes profesionale dhe menaxhimit të organizuar të ndërmarrjeve të ujit, me fokus të përmirësimit të përformancës së efiqencës.
2016-IKAF – Kontabiliteti ne Biznes, Kontabiliteti Menaxherial, Kontabiliteti Finaciar dhe Tatimet.
2015-Projekti i Danubit ne Podgorice, Shkup dhe Sofia te Bullgarise
Trajnim profesional me qëllim të ngritjes profesionale të ndërtimit të planifikimit biznesor dhe zbatimit të plan biznesit me fokus përmirësimi i përformancës së efiqencës.
2015-Ndjekja e trajnimit te Projektit te GIS-it, në Shtetet e Bashkuara te Amerikes-California
Trajnim profesional me qellim të ngritjes profesionale të ndërtimit hartografik si GIS-it ( Sistemi Informativ Gjeografik ) me fokus përmirësimi i përformancës së efiqencës dhe ngritja e sistemit që të kemi të gjitha informatat dhe hartat apo çdo gjë ne PC tona, sistem online.
2012-Administrata Tatimore e Kosovës dhe SHUKOS
Trajnim profesional me qëllim të ngritjes profesionale të zbatimit të përpiktë të rregullave dhe obligimeve ligjore ndaj ATK-së në modulet: Deklarimi elektronik, raportimi me EDI, pagesa online, zbatimi i legjislacionit, vendimet shpjeguese për ujësjellës, trajtimi dhe zhvlerësimi i aseteve, trajtimi i borxheve te këqija, trajtimi i Donacioneve dhe Granteve Qeveritare etj.
2012-WIFI Austriak & Oda Ekonomike e Kosovës
Trajnim profesional me qëllim të ngritjes profesionale dhe avancimit të përgjithshëm menaxherial në modulet: Resurset Njerëzore, Menaxhimi i Kohës, Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli.
2008-Managment Development Associates – MDA
Ndjekje e trajnimit – Planifikimi Strategjik në modulet: Kuptimi i Strategjisë; Analiza e Strategjisë; Planifikimi Strategjik dhe Zbatimi i Strategjisë.
2007-Qendra e Inteligjencës Financiare
Ndjekja e trajnimit me sukses kundër shpëlarjes së parasë.
2007-Deutsche Gesellschaft fur Qualitat dhe Organizata Europiane per Cilesi
The DGQ lindi nga ‘Komiteti Teknik i Statistikave’, të themeluar me 1952 me qendër në Bruksel. DGQ është themelues dhe anëtar me të drejta të plota e Organizatës Europiane të Cilësisë (EOQ), si dhe Fondacionit Europian për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM).
Menaxher i Cilësisë me ISO standarde
Përcjellja e kurseve intensive duke u trajnuar për menaxhim të Cilësisë në këto module si:
- Sistemi i Menaxhimit te Cilësisë; Aplikimi i Sistemit te Menaxhimit te Cilësisë; Metodat Statistikore ne Aplikimin e Menaxhimin e Cilësisë; Menaxhimi Total i Cilësisë – Përmirësimi i Vazhdueshëm; Certifikimi për ngritje te sistemit te cilësisë me standarde ISO standard.
2004/2005-SOFRECO, France – AUDITOR I ÇERTIFIKUAR
Përcjellja e kurseve intensive duke u trajnuar për institucionet publike për kontrolle dhe auditime të brendshme përfshirë këto module: Struktura ligjore dhe aktiviteti i auditimit të brendshëm, principet dhe etika e auditimit, vlerësimi i kontrollës se brëndshme dhe procedurave, mbledhja e dëshmive të auditimit-testet, mostrat dhe procedurat tjera të auditimit, dokumentimi dhe rishikimi i evidencës së auditimit, konkluzionet e auditimit, raportet dhe rekomandimet, përcjellja e rekomandimeve dhe implementimi i tyre.