Lajme

Lagjja Model – Banimi i Përballueshëm

https://www.facebook.com/npbanesore/videos/391224841778922/

Si një nga çështjet më problematike të pjesës më të madhe të punëtorëve të sektorit publik, banimi ende nuk është i zgjidhshëm pasi që financiarisht është i papërballueshëm.

 

Lagjja model, që do të ndërtohet në periferi të qytetit tonë, me 600 njësi banesore, do të ketë shkollën, çerdhen dhe qendrën e mjekësisë familjare.

 

Mbi 70% e lagjes do ketë hapësirë gjelbëruese, hapësirë të këndeve të lojërave dhe atyre sportive, do të ketë shtigje të çiklistëve, vrapuesve.

 

Pra, e tërë lagjja është projektuar asisoj që të jetë lagje me standarde të larta e me kosto të vogël.

 

Përfitues të këtyre banesave do të jenë ushtarët, policët, zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe punëtorët e sektorit publik. Përparësi do të kenë gratë dhe nënat vetushqyese.

 

Ky projekt duhet të jetë model për zgjidhje të çështjes së banimit në të gjitha qytetet e Kosovës.

 

Është koha që të përqendrojmë përpjekjet tona në dy rezultate të matshme që kanë pasur gjithmonë rëndësi në qytete të mëdha: mobiliteti hapësinor dhe banimi i përballueshëm i punëtorëve.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.