Lajme
Ambasadori William Walker viziton Ndërmarrjen Publike Banesore Sh.A. Prishtinë
Të enjten, me datën 14 janar, ambasadori William Walker, ish shef i misionit verifikues gjatë luftës në Kosovë, së bashku me familjen dhe ca miq vizituan Ndërmarrjen Publike Banesore Sh.A. Prishtinë. Ky delegacion u prit nga kryeshefi ekzekutiv Nexhat Kryeziu dhe punëtorë të tjerë të ndërmarrjes.
Fillimisht, z.Kryeziu i uroi mirëseardhje ambasadorit Walker, duke i shprehur mirënjohje për kontributin që ky i fundit ka dhënë gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Z.Kryeziu e njoftoi ambasadorin Walker për fushëveprimin e ndërmarrjes duke i përmendur edhe disa ndryshime që janë bërë në kuadër të përmirësimit të funksionimit e mbarëvajtjes së punës. Përfshirja e ekpertëve të rinjë u theksua si hap progresiv për rritjen e dinamikës së punës dhe revitalizimin e ndërmarrjes.
Ambasadori Walker shprehu falenderime për mikpritjen e bërë dhe tha se është shumë i interesuar që ta shoh Kosovën duke përparuar.
Duke tërhequr paralele në mes të ndërmarrjes dhe Kosovës si shtet, ambasadori Walker tha se është e pamundur që mendjësia e vjetër politike në Kosovë, e cila e ka degraduar vendin për vite të tëra, të sjellë ndryshime pozitive që do ta revitalizonin vendin. Për këtë ishte i bindur se ashtu siç është përtërirë një pjesë e stafit të ndërmarrjes duhet të përtërihet edhe skena politike, jo vetëm në kuptimin e njerëzve të rinjë në moshë por të njerëzve me etikë, ide të reja e vizion për të ardhmen.
Në fund, duke i shprehur edhe një herë mirënjohje për vizitën në ndërmarrje, z. Kryeziu ia ndau ambasdorit Walker disa dhurata simbolike në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë nga ky i fundit.