Lajme

Anulohet konkursi për lokalet në lagjen Pejton

Në shtator të vitit të kaluar, Ndërmarrjen Publike Banesore në koordinim me organet udhëheqëse të Komunës së Prishtinës, përfshirë Drejtorinë e Pronës dhe atë të Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe diskutimeve të shumta me Bordin e NPB-së, kishte marrë vendim për shpallje publike për lëshim me qira të lokaleve në lagjen Pejton. Kushtet për aplikim sipas shpalljes së datës 18 shtator 2018 në parim kanë qenë dakordim i strukturave të NPB-së dhe atyre të Komunës së Prishtinës. Në të njëjtën gjatë kohës sa ka qenë shpallja e hapur është edhe bërë pranimi teknik i lokalëve nga ana e komunës dhe se ndërkohë dhjetë (10) nga lokalet me titullar pronësia, sipas kontratës së më hershme me Komunën e Prishtinës, NPB janë dorëzuar në shfrytëzim.

Për shqyrtimin e aplikacioneve NPB ka formuar një komision gjithëpërfshirës. Në të bënin pjesë tre profesionistë të NPB-së dhe dy ekspertë të jashtëm. Komisioni në bazë të detyrave të përcaktuara, ka vlerësuar, shqyrtuar dhe listuar të gjitha aplikacionet dhe në fund ka hartuar një raport i cili i është dorëzuar Bordit të Drejtorëve. Mirëpo për shkak të problemeve të gjetura gjatë aplikimit si: caktimi i numrit të lokalit në vend të numrit të lotit ( grup i lokalëve ), aplikimi nga biznese inekzistente, çmimeve shumë të larta të ofruara dhe pa mbështetje financiare dhe çështje të tjera të ngjashme, Bordi i Drejtorëve nw mbledhjwn e 37-tw mbajtur mw 9 shkurt 2018, ka vendosur të anuloj konkursin. Po ashtu ky vendim është marrë edhe pas sugjerimeve dhe konsultimeve me palët tjera me interes.

Duke iu kërkuar falje, Ndërmarrja Publike Banesore, lajmëron të gjithë aplikantët që dokumentacion dhe pagesat e kryera ndaj NPB-së do t’iu kthehen. Tërheqje e dokumenteve dhe rimbursimi i mjetëve, bëhet çdo ditë pune prej orës 8:00-16:00 dhe se duhet të dorëzohet letërnjoftimi (kopje) dhe një kopje të pagesës së kryer më herët apo ti dërgoni më postë në adresën: Rr. “Xhevdet Doda” nr. 32 10000 Prishtinë ose atë elektronike npb@npbanesore.com ku përveç dokumenteve të lartcekura, duhet edhe kopja e llogarisë bankare.

Zyra për Marrëdhenie me Publikun

Ndërmarrja Publike Banesore

shkurt 2018

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.