Lajme

Bordi i Drejtorëve të NPB-së takon kryetarin Shpend Ahmeti

Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore ka mbajtur sot një takim pune me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të diskutuar sukseset, projektet ekzistuese dhe sfidat NBP-së. Kryetari Ahmeti përgëzoj Bordin për punën e deritanishme, në realizmin e objektivave të parapara me planin e biznesit dhe të arriturat tjera, përkundër problemeve me të cilat ky Bord po ballafaqohet.

Në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e mundshëm në projektet tjera ndërmjet këtyre dy institucioneve në lëmin e mirëmbajtjes dhe të kryerjes së shërbimeve të ndryshme për Komunën, kryesisht të natyrës infrastrukturore, si dhe projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës se qytetareve dhe kursimin e energjisë në ndërtesat e banimit me karakter të përbashkët.

28 shkurt 2017
Ndërmarrja Publike Banesore

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.