Lajme

Deklaratë për medie

Sot më 19 Shtator 2016 Gjykata Themelore në Prishtinë me asistencë të policisë së Kosovës ka ekzekutuar vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës për lrimin e 6 njësive të banimit nga 130 sosh të uzurpuara në lagjen Dradania në Prishtinë. 

Më konkretisht, është bërë lirimi i banesave me adresë Lagjja Dardania, SU 9/4 , Lamela 1 ,H-2, banesat nr. 1a, 2a, 1, 2, 3 dhe 4.

Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë e ka ndjekur procedurën gjyqësore për lirimin e banesave të uzurpuara që gjenden në lagjen Dardania me adresë SU-9/4 Lamella që nga viti 2002. 

Pas shqyrtimit të padisë nga ana e Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A Prishtinë në cilësinë e investitorit të banesave, kjo Gjykatë ka nxjerrë Aktgjykimin përmes së cilit konfirmohet se po bëhet shfrytëzim i jashtëligjshëm i nga banorët dhe se ato objekte duhet të lirohen.

Ky veprim i sotëm ka ardhur pasiqë Ndërmarrja Publike Banesore i është drejtuar disa herë shfrytëzuesve të paligjshëm të këtyre banesave me një numër shkresash dhe njoftimesh në lidhje me lirimin e këtyre banesave. Përkundër këtyre shkresave, uzurpuesit e këtyre banesave nuk i janë përgjigjhur kërkesës së sonë. Ndërmarrja Publike Banesore është investitore e këtij kompleksi banesor që në total përfshin 131njësi banesore. Pas lirimit të tyre, Ndërmarrja do t’i marrë në posedim për të vazhduar procedurën e përfundimit të ndërtimit dhe dorëzimin e tyre pronarve legjitim, obligime këto të cilat parashihen me Kontratën mbi Bashkimin e Mjeteve.

Gjithashtu, Ndërmarrja Publike Banesore ju bën ftesë të gjithë shfrytëzuesëve të jashtëligjshëm të pronave publike që t’i lirojnë ato sa më parë me qëllim që të evitohet intervenimi i policisë në cilësinë e ekzekutuesit të vendimit të Gjykatës. Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar në kthimin në posedim të të gjitha pronave të cilat i takojnë dhe gjithashtu zotohet për përmbushjen e obligimeve ndaj bashkëinvestitorve me qëllim që ndërtimi i banesave të përfundojë dhe prona t’i kthehet pronarve legjitim.

Menaxhmenti Ndërmarrjes Publike Banesore Sh. A. Prishtinë 

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.