Lajme

DEZINFEKTOHEN 200 HYRJE TË BANESAVE KOLEKTIVE

Përfundon procesi i dezinfektimit të 200 hyrjeve nën administrim të Ndërmarrjes Publike Banesore. Në secilën hyrje të dezinfektuar janë vendosur 200 dezinfektantë për duar dhe 200 udhëzime me këshilla se si të mbrohemi nga virusi COVID – 19.

Në numrin 194 apo 038 200 80 800 mund të këshilloheni rreth simptomave dhe gjendjes suaj lidhur me virusin. Në po të njëjtin numër mund të bëni edhe thirrjet emergjente. Ju lusim që këtë mundësi t’a shfrytëzoni në mënyra racionale, marrë parasysh kapacitetet e kufizuara dhe seriozitetin e ndjeshmërinë e situatës në të cilën gjendemi.

Bashkëpunimi dhe gatishmëria e treguar nga secili banorë dhe punëtor këto ditë, janë dy gjëra për të cilat kemi nevojë të gjithë. Vetëm me kujdes të shtuar dhe respektim të udhëzimeve për marrjen e masave parandaluese mund të mbrojmë njëri tjetrin.

Mbroj veten që të mbrosh tjerët!

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.