Lajme
Dhuro gjak, shpëto jetë
Ndërmarrja Publike Banesore sot ka përkrahur aksionin për dhurim të gjakut me qëllim të dhënies së ndihmës për njerëzit në nevojë.
Sot, më 17 tetor 2018, Qendra e Kosovës për Transfuzion të Gjakut ka qëndruar në zyrat e NPB-së me ç’rast një numër i konsiderueshëm i stafit në mënyrë vullnetare kanë dhuruar gjak.
Ndërmarrja Publike Banesore falenderon stafin e saj, dhe njëherit mbetet e përkushtuar në përkrahje të iniciativave të tilla në të ardhmen. Solidariteti dhe ndihma e ndërsjelltë shoqërore janë të nevojshme dhe të domosdoshme.domosdoshme.