Lajme
Ekipet tona të Urgjencës, këto ditë janë duke punuar në lagjen Dardania
Një nga mënyrat më efikase për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve është bashkëpunimi i ndërsjellët me ndërmarrje lokale 🙂
Tash e një kohë NPB është duke bashkëpunuar me Ndërmarrjen Publike “Termokos”, duke bërë shtrirjen e kubëzave në lagje të ndryshme të Prishtinës, në mënyrë që të përmirësojmë sa më shumë dhe sa më mirë cilësinë e shërbimeve publike 🤗
Ekipet tona të Urgjencës, në kuadër të këtij bashkëpunimi, këto ditë janë duke punuar në lagjen Dardania 👨🏻🔧🧑🏻🔧
#përqytetin





