Lajme
Fillon renovimi i hyrjes së 400
Puna në ekip gjithnjë çon në produktivitet të madh. Përkushtimi në arritjen dhe përmbushjen e qëllimeve të Ndërmarrjes forcon edhe më shumë vullnetin dhe motivin e arritjes së ofrimit të shërbimeve sa më efektive për qytetarët.
Kësisoj, Projektit tonë i Mirëmbajtjes i filluar në vitin 2017, me të vetmin qëllim, përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Prishtinës, dita ditës po i rritet kuptimësimi. E dita ditës po rritet edhe ofrimi i cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Problemet shumë vjeçare të banuesve të hyrjeve shumëbanesore më në fund po kanë adresë zgjidhjeje.
NPB synon që të ketë projekte të qëndrueshme që fokusohen në përmbushjen e nevojave të tanishme të shoqërisë, pa e komprementuar mundësinë që edhe gjeneratave të ardhshme t’i përmbushen këto nevoja.