Lajme

Gjashtë muaj punë dhe angazhim në Mirëmbajtje

Për të diskutuar të arriturat e gjysmës së parë të vitit nga Projekti ynë i Mirëmbajtjes, të premten e kaluar, Ndërmarrja Publike Banesore mbajti takim me ekipet e terrenit të Departamentit të Mirëmbajtjes.

Falë punës dhe angazhimit të palodhshëm të punonjësve tanë, NPB ka arritur që për vetëm gjysmë viti të kryej renovimin e 93 hyrjeve të ndërtesave kolektive, duke tejkaluar kështu numrin e parashikuar për renovim dhe mirëmbajtje të ndërtesave kolektive për këtë gjysmë vit 🏡

Për punën e tyre profesionale dhe të mrekullueshme për realizimin e objektivave dhe arritjeve të NPB-së, punonjësit e Mirëmbajtjes të cilët janë angazhuar drejtëpërdrejtë në renovim të ndërtesave kolektive, u shpërblyen me bonuse 🤗

Serioziteti, anagazhimi dhe vullneti në punë janë ato vlera të punonjësve tanë të cilat dita ditës po rrisin imazhin e mirë dhe besnikërinë e qytetarëve ndaj NPB-së 🏢🙂

Andaj, me plot krenari themi që vigjilenca dhe përkushtimi i punëtorëve tanë janë burim frymëzimi për NPB 🥰

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.