Lajme
Gratë në vendimmarrje fuqizojnë pozitën e gruas në shoqëri
Nga udhëheqja e Bordit të Drejtorëve e duke vazhduar me udhëheqjen e Departamenteve dhe Divizioneve, gratë janë shtylla kryesore për arritjen e sukseseve të njëpasnjëshme të Ndërmarrjes Publike Banesore.
Ne si shoqëri duhet të promovojmë dhe praktikojmë pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen e gruas në të gjitha sferat e jetës, pasi që kjo përfshirje është parakusht i domosdoshëm për një shoqëri demokratike, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
Ndërmarrja Publike Banesore uron që ky 8 Mars të jetë shënim i një viti që mbyll çdo hendek gjinor dhe vit që fuqizon edhe më shumë pjesëmarrjen e grave në vendimarrje!