Lajme

Grupit i dytë i inxhinierëve niset për Shqipëri

Shqipëria mori goditje të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, kryesisht në Durrës dhe Thumanë por edhe në qytetet e fshatrat përreth.

Shumë shkolla e ndërtesa janë shkatërruar. Si pasojë e saj mësimi dhe banimi në to është ndërprerë.

Janë mbi 150 objekte shkollore dhe mbi 200 ndërtesa banesore që duhet vlerësuar nga ekspertët nëse janë të sigurta dhe se i plotësojnë kushtet që procesi mësimor të rifilloj sa më parë.

Nevoja urgjente për të inspektuar sa më parë ndërtesat, bëri që shumë Inxhinierë vullnetarë nga Komuna e Prishtinës, Ndërmarrja Publike Banesore, Asociacioni Arkitekteve Kosovës, Organizata e Universitete të tjera me ftesë të Qeverisë Shqiptare, të riorganizohen për herë të dytë, për të ndihmuar që jeta e të mbijetuarve të kthehet në normalitetit sa më parë.

Duke i falënderuar të gjithë ata që iu bashkuan kësaj iniciative, grupit të dytë të inxhinierëve, i urojmë i priftë e mbara!

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.