Lajme
ISCCE 2024 – Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit
Në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UP u mbajt maratona tre ditore për Konferencen Studentore Ndërkombetare te Inxhinierise se Ndertimit (ISCCE 2024). Me tema kryesore te “Inovacioni dhe Zhvillimi ne Fushën e Ndërtimit”, konferenca solli bashkarisht studentë, profesorë dhe inxhinierë te fushës nga e gjithë bota.
Ndërmarrja Publike Banesore, si sponzor gjeneral e konferencës, vuri në pah rolin kyç të infrastrukturës publike në zhvillimin e inxhinierisë së ndërtimit. Zyra e Projektimit dhe Inxhineringut në NPB ishte kryesore ne organizimin e aktivitetëve të NPB-së gjatë këtyre tre ditëve të konferencës. Pjesëmarrësit patën rastin të njihën me projektet tona përmes shtandit tonë dhe inovacionet në fushën e ndërtimit, duke ndarë eksperiencat dhe ide të reja.
Nëpërmjet diskutimeve, paneleve dhe prezantimeve, studentët kishin mundësinë të zgjeronin horizontet e tyre në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të gjenin inspirim për projektet e tyre të ardhshme. Konferenca u shëndrrua në një platformë dinamike për shkëmbimin e ideve dhe njohurive të reja, duke kontribuar në ngritjen e standardeve të inxhinierisë së ndërtimit.
ISCCE 2024 nuk ishte vetëm një ngjarje akademike, por një udhëtim që nxit bashkëpunimin dhe inovacionin në një fushë që ka ndikim thelbësor në jetën tonë të përditshme. Pasqyrimi i suksesit të konferencës reflektohet në përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të përparuar për gjeneratat e reja.
Në fund, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë të ngrohtë për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në UP për memorandum bashkëpunimi dhe për mundësinë e bashkëpunimit në projektet tona të përbashkta në të ardhmën. Bashkëpunimi ynë është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të sektorit të ndërtimit dhe përmirësimit të komunitetit të inxhinierisë.