Hapja e këtyre tre departamenteve është inicuar nga Komisioni Komunal i Aksionarëve. Lidhur me informimin rreth tyre, të premten e kaluar Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Banesore ka zhvilluar një punëtori informuese së bashku me Komisionin Komunal të Aksionarëve dhe Bordin e sapo zgjedhur të Drejtorëve. Në atë takim u diskutua më gjerësisht për veprimtaritë dhe fushëveprimet e Departamenteve të reja, si dhe për përgjegjësitë dhe sfidat e reja që po e presin Ndërmarrjen Publike Banesore. Komisioni Komunal i Aksionarëve dhe Bordi i Drejtorëve i uruan punë të mbarë udhëheqësve të këtyre departamenteve për detyrat/përgjegjësistë e reja.
Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.