Lajme

NPB dhe ‘Prishtina Parking’ vizitojnë parkingjet në terren!

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore sh.a. Arton Berisha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. z. Sokol Havolli vizituan sot disa nga hapësirat e parkingjeve të cilat menaxhohen nga “Prishtina Parking” për të parë nga afër gjendjen e tyre.
Kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi në mes të këtyre dy ndërmarrjeve për kryerjen e shërbimeve urgjente të mirëmbajtjes nga ana e NPB-së, si dhe zgjerimin e parkingjeve duke i ruajtur hapësirat publike gjelbëruese.
E gjithë kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe lehtësimin e shfrytëzimit të këtyre parkingjeve për qytetarët e kryeqytetit.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.