Lajme

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore padit RTK-në për shpifje

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, ka ushtruar padi civile për kompensim të demit jo-material që i është shkaktuar, me shpifje, reputacionit dhe emrit të tij të mirë, punës së kryer me devotshmëri, reputacionit të familjes, si dhe dinjitetit e personalitetit të tij, në shkrimin e publikuar në portalin e mediumit publik RTKlive.com, datën 03.07.2017 me titull “Nexhat Kryeziu i LVV-së jeton në luks, largon të varfrit nga banesat”.

Z. Kryeziu, (paditësi) konsideron se shkrimi i publikuar nga RTKlive, (i padituri), paraqet shkelje të veprimit të sanksionuar sipas Ligjit nr. 02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, mbi raportimin e të vërtetës, të drejtën për t’u përgjigjur dhe Privatësia nga Kodi i Mediave të Shtypura të Kosovës, me qenë se i padituri është medium profesional dhe se i njëjti është obliguar që ta respektojë Kodin e medieve të Shkruara. Kjo ngase, lajmi në fjalë bazohet në një fakt të shtrembëruar dhe i cili nuk ka fare të bëjë me paditësin.

Për më shumë, edhe opinioni i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës më datë 25 shtator 2017 ndaj ankesës së Nexhat Kryeziut kundër portalit të RTK-së konsideron se artikulli i RTK-së përmban të pavërteta dhe shkel Kodin e Mediave të Shkruara.

Sipas padisë, RTK kërkohet që të bëjë kompensimin e dëmit moral për shpifje dhe fyerje ndaj paditësit, në vlerën prej: 30,000. Euro (tridhjetë mijë euro) në emër të denigrimit të personalitetit dhe shkeljes së privatësisë, publikimit të shpifjeve dhe në emër të Fyerjes.

Z. Kryeziu gjatë kryerjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore vazhdon të mbetet i hapur ndaj Mediave të Shkruara.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.