Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, viziton NPB-në

Nexhat Kryeziu, Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore bashkë më stafin e tij, pritën në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për t’a njoftuar atë me të arriturat e NPB-së gjatë tri viteve të fundit.

Në takim u diskutua për arritjet e shumta si rritja e të hyrave nga 1.1 milion sa ishin në vitin 2014 në 1.6 milion në vitin 2016, rritja e inkasimit mbi 100% nga faturimi.

Për më tepër , pasuria e NPB-së në vitin 2014 ishte vlerësuar të ishte 5.8 milion, ndërsa sipas një raporti nga vlerësuesit e jashtëm profesional bërë këtë vit nga NPB ajo rezulton të jetë 166 milion euro.

Ndërsa, vetëm këtë vit Bordi i NPB-së ka ndarë nga buxheti i saj, një fond prej 500 mijë euro për invetim në hyrje të banesave. Njëra nga hyrjet e shumta të planifikuara për renovim këtë vit u promovua sot, në lagjën Ulpiana, për të vazhduar në ditët në vijim më hyrje nga lagjet tjera të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vlerësoi lartë arritjet e NPB-së gjatë qeverisjes së fundit si dhe foli për projektet e ardhshme. Në marrëveshje me Bankën Botërore dhe BERZH do të invetohet në energji efiçiente dhe në zgjerimin e gamës së shërbimeve të kësaj ndërmarrje.

Z. Kryeziu tha se NPB do të mbetët e përkushtuar në rritjen e kapaciteteve për të plotësuar në vazhdimësi kërkesat e të qytetarëve të Prishtinës.

10 tetor 2017

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.