Lajme

Lagjja Model – Banimi i Përballueshëm

LAGJJA MODEL – BANIMI I PËRBALLUESHËM

Lagjja Model – Banimi i Përballueshëm Si një nga çështjet më problematike të pjesës më të madhe të punëtorëve të sektorit publik, banimi ende nuk është i zgjidhshëm pasi që financiarisht është i papërballueshëm. Lagjja model, që do të ndërtohet në periferi të qytetit tonë, me mbi 600 njësi banesore, do të ketë shkollën?, çerdhen? dhe qendrën e mjekësisë familjare?. Mbi 70% e lagjes do ketë hapësirë gjelbëruese??, hapësirë të këndeve të lojrave?? dhe atyre sportive⛹️‍♀️⛹️‍♂️, do të ketë shtigje të çiklistëve?‍♀️?‍♂️, vrapuesve?‍♂️?‍♀️. Pra, e tërë lagjja është projektuar asisoj që të jetë lagje me standarde të larta e me kosto të vogël ?. Përfitues të këtyre banesave do të jenë ushtarët?‍♂️?‍♀️, policët?‍♂️?‍♀️, zjarrëfikësit?‍??‍?, mësuesit?‍??‍?, mjekët ?‍⚕️?‍⚕️ dhe punëtorët e sektorit publik. Përparësi do të kenë gratë dhe nënat vetushqyese? Ky projekt duhet të jetë model për zgjidhje të çështjes së banimit në të gjitha qytetet e Kosovës. Është koha që të përqendrojmë përpjekjet tona në dy rezultate të matshme që kanë pasur gjithmonë rëndësi në qytete të mëdha: mobiliteti hapësinor dhe banimi i përballueshëm i punëtorëve.

Posted by Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë on Friday, 27 September 2019

Si një nga çështjet më problematike të pjesës më të madhe të punëtorëve të sektorit publik, banimi ende nuk është i zgjidhshëm pasi që financiarisht është i papërballueshëm.

 

Lagjja model, që do të ndërtohet në periferi të qytetit tonë, me 600 njësi banesore, do të ketë shkollën, çerdhen dhe qendrën e mjekësisë familjare.

 

Mbi 70% e lagjes do ketë hapësirë gjelbëruese, hapësirë të këndeve të lojërave dhe atyre sportive, do të ketë shtigje të çiklistëve, vrapuesve.

 

Pra, e tërë lagjja është projektuar asisoj që të jetë lagje me standarde të larta e me kosto të vogël.

 

Përfitues të këtyre banesave do të jenë ushtarët, policët, zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe punëtorët e sektorit publik. Përparësi do të kenë gratë dhe nënat vetushqyese.

 

Ky projekt duhet të jetë model për zgjidhje të çështjes së banimit në të gjitha qytetet e Kosovës.

 

Është koha që të përqendrojmë përpjekjet tona në dy rezultate të matshme që kanë pasur gjithmonë rëndësi në qytete të mëdha: mobiliteti hapësinor dhe banimi i përballueshëm i punëtorëve.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.