Lajme

Lirohen nga qiraja të gjithë qiramarrësit e NPB sipas Pakos Ekonomike – Prishtina 1

Kuvendi Komunal i Prishtinës, të premten më 10 prill, miratoi Pakon Ekonomike Emergjente që përmban 14 masa ndër të cilat është edhe lirimi nga qiraja për bizneset që operojnë në pronat e ndërmarrjeve publike komunale për pjesën që nuk mbulohet nga Qeveria.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese për bizneset pas gjendjes së rëndë që është shkaktuar nga Pandemia Covid-19

Me ketë vendim lirohen nga qiraja të gjitha bizneset nga fillimi i respektimit të masave restriktive për një periudhë një mujore, ndërsa për muajin e dytë autorizohen aksionarët që ta vazhdojnë lirimin nga pagesa në rast se vazhdojnë këto masa.

SQARIM: Qeveria e Kosovës përmes pakos ekonomike do të subvencionoj qiratë për bizneset deri në 50%. Shuma e pambuluar e qirasë nga kjo pako do të lirohet nga NPB. Prandaj, për të përfituar lirimin e tërësishëm të qirasë, qiramarrësit e NPB-së obligohen të aplikojnë për pakon ekonomike të qeverisë.
Shih vegzën në vazhdim: http://www.atk-ks.org

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë ju lutem të kontaktoni në : +383 38 606 670

#bashkë mund të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!

#rriNshpi

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.