Lajme

MASAT MBROJTËSE PËR BANORËT E HYRJEVE TË ADMINISTRUARA NGA NPB

Ndërmarrja Publike Banesore, e udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv, Hajdar Hoxha, ka mbajtur mbledhjen e tretë të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Virusi COVID – 19.

Më poshtë gjeni masat parandaluese të miratuara nga “Shtabi për emergjenca i NPB-së”:

MASAT MBROJTËSE PËR BANORËT E HYRJEVE TË ADMINISTRUARA NGA NPB:

▪ Dezinfektimi i 200 hyrjeve në ndërtesat kolektive;
▪ Shpërndarja e dezinfektuesëve për duar në secilën hyrje;
▪ Vendosja e udhëzimeve për mbrojtje nga covid-19 në secilën hyrje;.

MASAT MBROJTËSE NË HAPËSIRAT E PUNËS:

▪ Pastrimi dhe dezinfektimi i automjeteve;
▪ Pastrimi dhe dezinfektimi i depove;
▪ Pastrimi dhe dezinfektimi i punishtēs sē prodhimit;
▪ Pastrimi dhe dezinfektimi i zyreve;
▪ Pastrimi dhe dezinfektimi i zhveshtoreve;
▪ Pastrimi dhe dezinfektimi i arkivës;

MASAT MBROJTËSE PËR STAFIN E NPB-SË

▪ Punonjësit mbi moshën 50 vjeçare lirohen nga ardhja në punë. (punojnë nga shtëpia nëse është e aplikueshme);
▪ Punonjësit banorë të vendeve që janë në karantinë lirohen nga ardhja në punë (punojnë nga shtëpia nëse është e aplikueshme);
▪ Punonjësit shtatëzena apo me probleme shëndetësore lirohen nga puna;
▪ Shpërndarja e maskave mbrojtëse;
▪ Shpërndarja e dorëzave mbrojtëse;
▪ Shpërndarja e dezinfektuesëve për duar;
▪ Shpërndarja e dezinfektuesëve për rroba;
▪ Respektimi i të gjitha udhëzimeve relevante për parandalimin e virusit;

Në rast se keni nevojë të këshilloheni për simptomat apo gjendjen tuaj lidhur me virusin, mund të thirrni pa pagesë në numrin 194, në po të njëjtin numër mund të bëni edhe thirrjen emergjente.

Ndjekini dhe respektojini këshillat si: të lani duart shpesh dhe mirë, të mbani distancë nga personat e prekur nga gjendja gripoze dhe nga të moshuarit, të pini sa më shumë ujë, caj dhe lëngjë e të tjera, për t’u mbrojtur nga Virusi COVID – 19 me seriozitet dhe përpikshmëri.

Kujdesi i shtuar na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.