Lajme
MBAJ DISTANCËN, MBROJ VETEN DHE TË TJERËT
MBAJ DISTANCËN, MBROJ VETEN DHE TË TJERËT
Për shkak se COVID-19 përhapet nga një person në tjetrin, ulja e mënyrave që njerëzit të vijnë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin është thelbësore.
Distancimi shoqëror do të thotë të qëndrosh në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangësh vendet e mbushura me njerëz- ku kontakti i ngushtë me të tjerët është i mundshëm.
Nëse dalja jashtë shtëpisë është e pashmangshme, ju lusim të mbani distancë së paku 1.5 metra me personat e tjerë, kështu mund t’i shmangeni spërkatjes kur dikush kollitet ose teshtitë në afërsi tuajën.
Që kjo distancë të jetë vizualisht e dukshme Ndërmarrja Publike Banesore ka vendosur shirit lajmërues në hapësirat e saj për klientë.
#bëhuipërgjegjshëm #mbrohu #mbajdistancë