Lajme

Mbyllen lokalet e shfrytëzuesve që nuk kanë kontrata dhe nuk i kanë paguar borxhet ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore

Sot, me datën 18.07.2016, rreth orës 10:40, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë, me asistencën e Policisë së Kosovës, ka mbyllur lokalin 10/6 në rrugën “2 Korriku” dhe lokalin 4/4 në rrugën “Ilir Konushevci.”

Ky veprim i sotëm ka ardhur pasi që Ndërmarrja Publike Banesore i është drejtuar shfrytëzuesve të këtyre lokaleve disa herë me një numër shkresash dhe njoftimesh në lidhje me shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira. Përkundër këtyre shkresave, shfrytëzuesit në fjalë, të cilët nuk kanë pasur kontrata me Ndërmarrjen Publike Banesore për shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira, as nuk i janë përgjigjur shkresave të ndërmarrjes ndonjëherë dhe as nuk kanë paguar për shfrytëzimin e tyre.

Konkretisht, lokali 4/4 në rrugën “Ilir Konushevci” ka qenë në shfrytëzim që nga koha e para luftës dhe borxhi i akumular ka kaluar shifrën e 15 mijë eurove, ndërsa lokali 10/6 ka qenë në shfrytëzim që nga viti 1999 dhe borxhi i akumuluar ka kaluar shifrën e 21 mijë eurove.

Rrjedhimisht, mungesa e arritjes së marrëveshjeve për shfrytëzimin e lokaleve me qira dhe akumulimi i borxheve, në bazë të “Rregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të Ndërmarrjes Publike Banesore,” ka bërë që Ndërmarrja Publike Banesore të marrë vendim për lirimin e ktyre lokaleve si dhe largimin e gjësendeve nga lokalet në fjalë.

Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pronës publike dhe pasurive komerciale të saj. Pjesë thelbësore e këtij përkushtimi është edhe transparenca ndaj qytetarëve dhe gatishmëria për bashkëpunim me secilën palë që arrin marrëveshje në bazë të “Rregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të Ndërmarrjes Publike Bansore” dhe që për interes ka mirëqenien publike.

Gjithashtu, Ndërmarrja Publike Banesore iu bën ftesë të gjithë atyre që kanë obligime ndaj ndërmarrjes që t’i kryejnë ato brenda afateve të caktuara. Njëkohësisht, Ndërmarrja Publike Banesore do të ndërmarrë hapa të ngjashëm për zgjidhjen e secilit rast që gjendet në situatë të ngjashme me lokalet e sipërpermendura.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.