Lajme
Me kënaqësi ju prezantojmë punonjësin tonë të javës, Xhelal Kasumi
Me kënaqësi ju prezantojmë punonjësin tonë të javës, Xhelal Kasumi, elektricist në njësinë e mirëmbajtjes së rregullt 👨🏻🏭
Në shumicën prej hyrjeve të cilat NPB i ka renovuar, për mirëmbajtjen e rregullt të ndriçimit, interfonëve, receptorëve etj, është kujdesur Xhelali 💡☺️
Koleg i zellshëm dhe i papërtesë, apo siç thonë edhe banorët e qytetit “i saktë, i urtë dhe tejet punëtor”, është Xhelali🤗
Pa këto bleta punëtore me veti të jashtëzakonshme 🐝, NPB nuk do të korrte kaq shumë suksese 🙂, të mirëmbante rreth 400 hyrje në kryeqytet 😄 Është puna dhe vullneti i tyre ato që na shtyjnë dhe na rrisinin motivin që të ecim përpara 😊
Andaj, Xhelal ty edhe gjithë kolegëve tu, u jemi mirënjohës dhe falenderues jashtëzakonisht shumë 🥰