Lajme

Me kënaqësinë më të madhe ju prezantojmë punonjësin tonë të javës, Xhemajl Berisha

Me kënaqësinë më të madhe ju prezantojmë punonjësin tonë të javës, Xhemajl Berisha, zyrtar i lartë për kontabilitet 👨🏻‍💼

Është mëse e vërtetë që puna në terren është ajo që e mban një organizatë, mirëpo pa mbështetjen dhe punën e palodhshme të departamenteve tjera arritjet e NPB-së nuk do të kompletoheshin 🏢

Xhemajli apo Xhema siç e njohim ne, kryen të gjithë procesin e faturimit në NPB. Edhe pse puna e tij është tejet stresuese, Xhemën gjithnjë do e shohësh me një buzëqeshje 🙂

Me angazhimin, idetë, njohuritë dhe vullnetin e tij për punë, Xhemajli është bërë punonjës i shquar dhe shembull që duhet ndjekur në punë për gjeneratat e reja në NPB ☺️

Xhemë, faleminderit për energjinë pozitive, punën e palodhshme dhe kontributin tënd 🤗. Ne në NPB do të të jemi gjithnjë mirënjohës 🥰

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.