Lajme
Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe Projektit SEEK
Potencial i madh i efiçencës së energjisë, si një mjet universal për të veçuar rritjen ekonomike nga kërkesa e energjisë, sjellë një gamë të gjerë përfitimesh të rëndësishme, nga zvogëlimi i emetimeve të gazrave serë, deri te siguria e përmirësuar në aspekt energjetik, si dhe mbështetja e ekonomive vendore për tu zhvilluar duke ofruar benefite mjedisore dhe sociale.
Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) është duke u angazhuar në mënyrë proaktive për përmirësime të duhura në këtë drejtim, me fokus në renovimet për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit. Gjithashtu, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK), ka lansuar projektin SEEK (Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë), ku përmes segmentit “Incentivat Testuese për Investimet e Njësive të Banimit në Efiçiencën e Energjisë” mbështet komunat e Kosovës në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Renovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit dhe Renovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Shumë-Banesore.
NPB dhe SEEK janë përcaktuar të punojnë së bashku në frymën e bashkëpunimit të mirë për të kontribuar në arritjen e objektivave dhe zbatimin e aktiviteteve të planifikuara për Komunën e Prishtinës, respektivisht rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, zvogëlimin e rreziqeve mjedisore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Renovimet për Efiçencë të Energjisë në Ndërtesat Shumë-Banesore përfshijnë: përmirësimin e izolimit termik të jashtëm (mure dhe kulme); dritaret dhe/ose dyert e jashtme; izolimin e hapësirave të përbashkëta; ngrohjen e ujit me efiçencë të energjisë (ngrohës termik, diellor të ujit); stufat me biomasë; renovimen e kaldajave të sistemeve të ngrohjes qendrore; instalimun e valvulave termostatike të ngrohjes; llambat ndriçuese me efiçencë të energjisë.