Lajme
Mirëmbatja siguron mirëqenien e qytetarëve
Mirëmbatja siguron mirëqenien e qytetarëve dhe lehtëson evolucionin dhe transformimin në lidhje me sipërfaqet e gjelbërta dhe biodiversitetin, ciklin e ujit, ciklin e materies ose energjinë e qytetit.??
Mirëmbajtja dhe riparimi janë pjesë shumë e rëndësishme në çdo jetë të ndërtesës. Praktika e mirëmbajtjes së ndërtesave është e nevojshme në çdo zhvillim. Ndërtesa duhet të mirëmbahet në mënyrë që të ruajë vlerën e vetë të pasurisë. Kështu ndërtesa do të vazhdojë të përmbushë funksionin e saj dhe do t’i japë komoditetin qiramarrësit dhe banorit në ndërtesë.
Prandaj ,NPB dhe Komuna e Prishtinës, përmes Projektit për Renovim dhe Mirëmbajtje ju ofrojnë mirëmbajtje dhe pastrim të rregullt dy herë në javë dhe pastrim gjeneral një herë në muaj. ??
Bëhu pjesë e Projektit tonë që hyrja juaj të bëhet model për: Pastërti, Rregull dhe Siguri.
Për info shtesë na kontaktoni përmes numrave telefonik:
038 606 670 dhe 0800 11 672, ose edhe përmes e-mailit tonë: mirembajtja@npbanesore.com.
