Lajme
Ndërmarrja Publike Banesore bënë ftesë për dhënie të donacionit
Duke u bazuar në vendimin 01-2539 të datës 18 tetor 2016, ftohën të gjitha organizatat bamirëse, shoqatat e ndryshme të personave me aftësi të kufizuar dhe organizatat e tjera që për fushëveprim bazë kanë aktivitetet humanitare, që të aplikojnë për marrje të donacioit.
Ndërmarrja Publike Banesore shpallë të hapur aplikimin për donacion të gjësendeve të ndryshme si: inventar të ndryshëm për zyre dhe gastronomi, pajisje të vjetra kompjuterike, mobilje dhe gjësende të tjera tekstili.
Afati për aplikim është i hapur 15 ditë nga publikimi i njoftimit.
Të gjithë të interesuarit për marrje të donacionit mund të kontaktojnë në numrin: 045 134 159 ose në e-mail adresën: ilmi.beqiri@npbanesore.com
Ndërmarrja publike Banesore
Zyra për marrëdhënie me publikun