Lajme
Ndërmarrja Publike Banesore edhe me tre Departamente të reja për lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Prishtinës
Të mërkurën, më 17 Tetor 2018, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, z. Hajdar Hoxhaj së bashku me U.D. Zyrtarin Kryesor të Financave dhe Udhëheqësin e Projektit për Rifunksionalizimin e Mirëmbajtjes, pritën në takim një delegacion nga Komuna e Prishtinës i përbërë nga Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z.Selim Pacolli, Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, z.Gëzim Mehmeti, Drejtori i Pronës, z.Dren Kukaj, si dhe pesë përfaqësues tjerë nga Komuna e Prishtinës.
Në takim u diskutua për vendimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të NPB-së për formimin e tre Departamenteve të reja në Ndërmarrjen Publike Banesore, e që janë: Departamenti për Intervenime Emergjente, Departamenti për Projektim dhe Departamenti për Menaxhimin e Objekteve Komunale.
Këto Departamente formohen me synim rregullimin dhe lehtësimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Komunës e Prishtinës, si: rregullimi i trotuareve, sanimi i gropave, ndriçimi në lagje, mirëmbajtja e objekteve komunale, e shumë kërkesa tjera të nevojshme dhe të domosdoshme të banorëve të Komunës së Prishtinës.
Nga takimi i mbajtur të mërkurën u vendos që për identifikimin dhe projektimin e këtyre kërkesave të formohet një ekip punues i përbërë nga përfaqësues të Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.
Me themelimin e këtyre Departamenteve, Ndërmarrja Publike Banesore do të jetë më afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Komunës së Prishtinës, duke ndikuar në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së tyre si dhe të bëjë Prishtinën qytet në çdo lagje.
19 Tetor 2018
Ndërmarrja Publike Banesore