Lajme
Ndërmarrja Publike Banesore ndan lokal për Shtëpinë e Pleqve
Në vazhdën e përkrahjes së shoqatave dhe qendrave sociale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore ndan lokal pa qera për qendrën sociale të Shtëpisë së Pleqve.
Duke i parë kushtet e vështira dhe nevojën për hapësira më të mira dhe më komode për këto qendra, Komisioni Komunal i Aksionarëve të NPB-së ka vendosur që të përkrahë iniciativën e Drejtorisë për Shërbime Publike duke dhënë për shfrytëzim pa qera disa lokale për Qendrat Sociale që përkujdesen për personat e moshuar.
Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të vazhdojë të ofrojë përkrahje për qendra të kësaj përfaqësie në secilën lagje të Prishtinës. Përkrahja jonë vazhdon, për më shumë mirëqenie dhe barazi sociale.